Bota

Angli, zemra e derrit mund të transplantohet te njerëzit e sëmurë me zemër

20 Gusht 2019, 12:37| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 12:49

  • Share

Me rastin e 40-vjetorit të transplantit të tij të parë të zemrës në Britani, kirurgu Terence English, tha për “The Telegraf” se në vitin 2019 ai do të bënte të mundur zëvendësimin e veshkës së njeriut me atë të derrit.

Sipas tij, përmes këtij transplanti, mund të hidhen bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore tek njerëzit.

“Nëse do të bëhet I mundur zëvendësimi i veshkës së njeriut me atë të derrit, atëherë është e mundur që zemra e derrit të mund të përdoret me efekte të mira tek njerëzit brenda disa viteve”, tha kirurgu i kardiologjisë.

Problemet e zemrës konsiderohen një pandemi globale, me 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën, ndërsa komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjes

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?