KATAR 2022/ Anglia e nis frikshëm, shpartallon Iranin 6-2! Futbollistët e Queiroz refuzojnë himnin për shkak të regjimit! Ja VIDEO e golave

21 Nëntor 2022, 16:14| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 17:36

  • Share

Anglia e ka nisur Botërorin frikshëm, pasi me fitoren tenistike 6-2 kundër Iranit ‘tre luanët’ kanë trembur çdo pretendent për fitimin e kompeticionit. Goli i parë në stadiumin olimpik të Khalifa-s në Doha erdhi që në minutën e 35 nga talenti Bellingham. Gjithsesi pjesa e parë e parë do mbyllej me rezultatin 3-0, pasi fillimisht Saka dhe më pas Stërling gjetën rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë sërish Saka realizoi golin e katërt për kombëtaren e tij para se Taremi të shënonte golin e parë për Iranin. Më tej pati rrugën e rrjetës e gjeti edhe Rashford pas 49 sekondash lojë si zëvendësues. I fundit që realizoi për të besuarit e Southagate ishte Jack Grealish, ndërsa shifrat përfundimtare të sfidës i vulosi Taremi me penallti.

Për t’u evidentuar në këtë sfidë ishte edhe momenti i himneve, pasi disa futbollistë të Iranit refuzuan ta këndonin për shkak të regjimit në vendin e tyre.

 

Ora 17:39
VIDEOLAJM/ Futbollistët e Iranit ‘refuzojnë’ të këndojnë himnin! Pamjet bëhen virale, mund të përballen me pasoja të rënda

 

Protestat në Iran duket se kanë bërë ndikuar dhe janë reflektuar edhe në fushën e lojës në botërorin e Katarit. Një gjest që mund t’i sjellë pasoja të rënda ishte ai i sotmi i lojtarëve të kombëtares iraniane të futbollit të cilët në sfidën me Anglinë kanë vendosur që të ‘heshtin’ gjatë momentit të këndimit të himnit. Vetëm trajneri i tyre duket se ‘shqipton’ fjalët e himnit.  

Lojtarëve të Iranit iu bashkuan në protestë edhe shumë tifozë iranianë të cilët në stadium shpalosnin parulla kundër regjimit apo shiheshin tifoze pa shami në mbështetje të kësaj skuadre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?