Kombëtarja stërvitet në Tiranë para Letonisë

Sport

Botërori 2026/ Anglia nis 'arratisjen', Serbia parakalon Shqipërinë! Kombëtarja i ka detyrim tri pikët kundër Letonisë, shqetëson Uzuni (VIDEO)

8 Shtator, 09:49| Përditesimi: 8 Shtator, 12:29

  • Share

TIRANË - Në 'Shtëpinë e Futbollit', Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Letonisë. Përballja e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 është shumë e rëndësishme për tanët, sidomos dinamikave të reja në grup dhe të martën (nesër) në orën 20:45 e gjithë vëmendja do jetë në 'Air Albania'.

Pasditen e të dielës stafin teknik e ka shqetësuar sulmuesi Myrto Uzuni, i cili një pjesë të trajnimit e ka zhvilluar me grupin dhe një pjesë është stërvitur i diferencuar. Përgjatë trajnimit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde. Sot në orën 17:30 ekipi do zhvillojë stërvitjen gjenerale në 'Air Albania'. Mësohet se për këtë duel janë shitur afro 13 mijë bileta, ndërsa 20 përqind e stadiumit do jetë e 'kyçur' nga FIFA, pas dënimit për FSHF-në për koret raciste të tifozëve tanë në duelin kundër Serbisë luajtur më 7 qershor në Tiranë.

Dinamikat e reja në Grupin K

Fitorja 2-0 e Anglisë kundër Andorrës ka bërë që 'Tre Luanët' të ngjiten në kuotën e 12 pikëve pas katër takimeve, duke marrë 'arratinë' në krye të Grupit K. Nga ana tjetër, Serbia pas tre takimeve ka shtatë pikë dhe merr vendin e dytë, duke lënë Shqipërinë në pozitën e tretë me pesë pikë pas katër takimeve. Letonia me katër pikë pas po kaq ndeshjeve mban pozitën e katërt, duke lënë në fund Andorrën me zero pikë pas pesë takimeve.

Kombëtarja

Në të tilla kushte, kur Serbia pret Anglinë dhe ballkanasit kanë dy pikë më shumë se tanët në renditje, detyra e djemve të Sylvinhos është që të sigurojnë tri pikë për të ëndërruar Botërorin 2026 që zhvillohet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Përballjet kundër Letonisë

Në gjashtë takime kundër Letonisë, Kombëtarja jonë ka siguruar gjashtë barazime. Dueli i fundit mes palëve daton më 10 qershor 2025 në Riga për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, i cili përfundoi 1-1.

Arbitrat

Polaku Damian Sylwestrzak do jetë arbitër kryesor në 'Air Albania', me ndihmësa Pawel Sokolnicki, Adam Karasewicz dhe Damian Kos. Në VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.

Renditja në Grupin K

Ora 10:42
Përballja kundër Letonisë në Tiranë, drejtësinë e vendosin arbitrat nga Polonia! Kryesori është 33 vjeç

Të martën në orën 20:45 në 'Air Albania', Shqipëria pret Letoninë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Polaku Damian Sylwestrzak (33 vjeç) do jetë arbitër kryesor në 'Air Albania', me ndihmësa Pawel Sokolnicki, Adam Karasewicz dhe Damian Kos. Në VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec. Kryesori Damian Sylwestrzak është ekonomist me profesion dhe punon në bankë. Prej 2020 drejton ndeshje në Poloni, teksa prej 2021 është pjesë e FIFA-s. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Ora 10:17
Kombëtarja shqiptare asnjë fitore kundër Letonisë

Shqipëria dhe Letonia janë përballur gjashtë herë në histori. Sfida e të martës në 'Air Albania' do jetë e shtata mes tyre, ndërsa skuadrat nuk kanë asnjë fitore. Vetëm gjashtë barazime në përballjet mes tyre.

Në gjashtë takime kundër Letonisë, Kombëtarja jonë ka siguruar gjashtë barazime. Dueli i fundit mes palëve daton më 10 qershor 2025 në Riga për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, i cili përfundoi 1-1.

Përballjet mes Shqipërisë dhe Letonisë
S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?