Foto nga njw nga vendet ku u gjend pako shpërthyese

Bota

Anglia aktivizon 'kodin e kuq'/ Gjenden tre pako shpërthyese në dy qytete të ndryshme

6 Mars 2019, 06:38| Përditesimi: 6 Mars 2019, 06:46

  • Share

Anglia është tronditur ditën e djeshme për shkak se u gjendën  tre pako të mbushura me lëndë plasëse nëpikat kyçe të transportit të vendit, në aeroportin Heathroë, London City Airport dhe në stacionin e trenit Ëaterloo,

Njësia anti-terror është shprehur se çantan u zbuluan pas raportimeve të shumta nga njerëz të ndryshëm.

“Pajisje të vogla të improvizuara shpërthyese” janë gjetur në çanta të ndryshme, ka njoftuar policia lokale. Në bashkëpunim  mme njësitë anti-terror ka evakuuar stafin në aeroportin e Heathroë ër arsye sigurie. Komandanti i njësive anti-terror shprehet se autorët do të shkojnë para drejtësisë, ata janë  duke i analizuar dhe duke u munduar të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe kush janë autorët përgjegjës.

Asnjë person nuk u lëndua nga bombat pasi ata nuk shpërthyen falë ndërhyrjes së policisë në kohë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?