Anglia gjueti bosëve shqiptarë, BBC: Fushatë kundër atyre që blejnë skllevër modernë për shtëpi bari

22 Tetor, 22:38| Përditesimi: 22 Tetor, 22:45

  • Share

Në Angli ka nisur një fushatë të re nga autoritetet angleze, për goditjen e bandave shqiptare që rekrutojnë njerëz për shtëpitë e barit.

Sipas një artikulli të BBC, me titull “Goditje bandave të kanabisit të skllavërisë moderne shqiptare” thuhet se policia e Mançesterit arrestoi 46 shqiptarë në vitin 2023 dhe gjeti më shumë se 10 milionë paund kanabis.

Sipas të njëjtit shkrim grupet kriminale blejnë makina të shtrenjta dhe rroba e ora të stilistëve të njohur. Në këtë mënyrë ata kthehen në vendin e tyre gjë që inkurajon një brez tjetër kriminelësh të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtuesi i policisë, Joe Harrop thotë se grupet nga Ballkani Perëndimor ishin fokusi i një operacioni të fundit që ka përfshirë forca policore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

“Shpesh, bandat shqiptare kanë blerë njerëz për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar në vende si fermat e kanabisit. Këto janë kushte të tmerrshme. Ata jetojnë dhe flenë brenda fermave dhe nuk mund të largohen”, tha Harrop.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se, në fund të marsit 2024, më shumë se 1200 shqiptarë mbaheshin në burgjet në Angli dhe Uells, më shumë se çdo kombësi tjetër e huaj.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?