Kronikë

Angli/Trafiku i emigrantëve, dënohet me 6 vite burg skafisti Afrim Xhekaliu

6 Korrik 2018, 10:29| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 18:55

  • Share

Një shqiptar ka tentuar të rikthejë trafikun e emigrantëve me gomone jo nga Vlora në drejtim të Italisë por nga Franca drejt Anglisë.
Dënohet me 6 vite burg Afrim Xhekaliu i cili tentoi përmes një gomoneje të çonte nga Franca në Angli 8 shqiptarë. Gomonia u shpëtua pasi ishte duke u mbytur nga dallgët dhe erërat e forta në kanalin e Lamanshit. Policia britanike që zbuloi këtë rast trafiku gjeti në telefonin e 41 vjecarit shqiptarë disa foto të ruajtura nga ai, pasi kishte kërkuar në internet modele të ndryshme gomonesh për t’i blerë.

Një shqiptar ka tentuar të rikthejë trafikun e emigrantëve me gomone jo nga Vlora në drejtim të Italisë por nga Franca drejt Anglisë. Afrim Xhekaliu, është gjetur fajtor për trafik emigrantësh dhe është dënuar me 6 vite burg nga një gjykatë angleze.

Xhekaliu, tentoi përmes një gomoneje të conte nga Franca në Angli 8 shqiptarë të cilët u shpëtuan nga mbytja pas një operacioni shpëtimi.

Kur Xhekaliu, dhe personat e tjerë në gomone u shpëtuan ai u tha oficerëve të marinës se të gjithë njerëzit në Shqipëri duan të shkojnë në Angli.
Skafisti shqiptarë kur e pa të pamundur vijimin e udhëtimit në kanalin e Lamanshit si pasojë e dallgëve dhe erërave të forta, telefonoi numrin e emergjencës për ndihmë.
Anijet e shpëtimit e gjetën gomonen me karburant të mbaruar dhe uji kishte nisur të depërtonte brenda saj. Roja bregdetare angleze dhe dy helikopterë u përfshinë në një operacion të vështirë shpëtimi më 31 janar 2018.

U deshën 4 orë kërkime për të gjetur mjetin lundrues 22 metra të gjatë në bordin e të cilës ishin 9 emigrantë shqiptarë.

Afrim Xhekaliu ishte i vetmi nga personat në gomone që kishte të veshur një jelek shpëtimi.


Afrim Xhekaliu

Policia britanike që zbuloi këtë rast trafiku gjeti në telefonin e 41 vjeçarit shqiptarë disa foto të ruajtura nga ai pasi kishte kërkuar në internet modele të ndryshme gomonesh për t’i blerë.


Emigrantët shqiptarë në brigjet angleze
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?