Anija shqiptare 'Butrinti'

Kronikë
Sociale

Anija 'Butrinti' shpëton 36 emigrantë që po mbyteshin në Egje, mes tyre 12 fëmijë e 15 gra

12 Qershor 2018, 09:59| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 10:02

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, në brigjet e detit Egje.

Ministrja bën me dije se në mjetin lundrues ndodheshin 12 fëmijë dhe 15 gra, të cilët janë shpëtuar mrekullisht nga anija shqiptare.

Më tej, Xhaçka sqaron se emigrantët e nisur nga brigjet turke i janë dorëzuar rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.

Njoftimi i ministres Olta Xhaçka:
Anija shqiptare #Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj #Oriku në detin Egje.

Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra.

36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.


(Postimi i ministres në Facebook)

Komento

Komente

  • Asllani: 12/06/2018 11:14

    Respekt per cdoke qe ndihmon keta qyq qe kërkojnë nje te ardhme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?