Anija ushatarake USS Mount Whitney

Sociale

Anija amerikane ‘zbarkon’ të shtunën në Durrës për vizitë diplomatike! Ekuipazhi i SHBA-ve takim me Van Horn, Presidentin e Vengun

4 Shtator, 12:53| Përditesimi: 4 Shtator, 16:09

  • Share

Anija e komandës USS Mount Whitney e kontrollit të klasit Blue Ridge, do të ankorohet në Porto Romano në Durrës më 6 shtator dhe do të largohet 4 ditë më vonë.

Mbërritja në Shqipëri për herë të parë e një anije ushtarake më një kapacitet 195x34x9.5m dhe ekuipazh prej 312 detarësh, konfirmon dhe njëherë partneritetin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë lidhur me garantimin e sigurisë rajolane për dy shtetet.

Anija Mount Whitney do të organizojë një pritje për eksponentë të lartë shtetërorë si e Ngarkuara me Punë në Ambsadën e Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, Presidenti Bajram Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të FA dhe Komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë.

Anija do të ankorohet në Portin që operon në Porto Romano për shkak të parametrave të saj. Në Porto Romano thellësia e zhytjes është 11,5 m gjë që e lejon këte anije gjigande të ankorohet në atë port. Anija luftarake "USS Mount Whiney" është e gjatë 193 m,e gjerë 33 m dhe ka thellësi zhytje 9 3 m.

Mount Whitney, është një ndër dy anijet komando të forcave aktive dhe është komanduese e Flotës së 6-të të SHBA në Mesdhe, ka një rol kyç në mbështetjen e operacioneve detare dhe parandalimin e kërcënimeve rajonale. Komanda e Flotës së 6-të, me seli në Napoli, kryen operacione në bashkëpunim me aleatët dhe agjencitë partnere, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Mesdheut.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?