Sociale

Anija e shpresës sjell në Durrës të rinjtë e Mesdheut, At Leproux: Shqipëria është leksion historie, ku ndërtohet paqja përmes feve!

5 Gusht, 20:14| Përditesimi: 5 Gusht, 20:21

  • Share

Në portin e Durrësit është ankoruar anija me vela “Bel Espoir” (Shpresa e Bukur)

Në bordin e saj ndodhen 25 të rinj nga vende të ndryshme të Mesdheut, përfshirë rajone në konflikt si Siria, Libia dhe Palestina.

Dana nga Libani, Francesc nga Spanja, Kerolles nga Egjipti dhe Amina nga Bosnja ndanë përvojat e tyre me bashkëmoshatarët shqiptarë, duke diskutuar mbi sfida të përbashkëta si migracioni dhe bashkëjetesa.

Kurse At Alexis Leproux, drejtor i MED 2025, u shpreh:

“Dje zhvilluam një takim të bukur me komunitetet e ndryshme fetare në Shqipëri; bektashinjtë, ortodoksët, myslimanët dhe katolikët. Diskutuam edhe për integrimin më gjithëpërfshirës të të gjithë komuniteteve në detin Mesdhe. E kuptojmë shumë mirë se Shqipëria, si qendër e Mesdheut, është një vend mjaft i bukur, është si një leksion historie, ku mund të ndërtojmë paqen mes të gjithë komuniteteve. Për këtë arsye zgjodhëm të vinim në Shqipëri gjatë këtij projekti që zgjat 8 muaj”.

Kurse Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv, shtoi:

“Ky është më shumë se një pelegrinazh – është një ushtrim i ndërgjegjes kolektive për të ndërtuar një Mesdhe më të drejtë, më njerëzor dhe më bashkëpunues.”

Pas Shqipërisë, anija do të ndalet në Trieste të Italisë, ku do të zhvillohet Festivali i Rinisë Mesdhetare.

“Bel Espoir” është një anije historike, e ndërtuar në Danimarkë në vitin 1944 për transport mallrash. Në vitin 1968 ajo u ble nga organizata franceze “Amis de l’Association Jeudi–Dimanche”, e themeluar nga kleriku katolik Michel Jaouen.

Ai e shndërroi anijen në një qendër edukimi dhe rehabilitimi për të rinjtë e perfshire ne krime, duke i dhënë emrin simbolik “Shpresa e Bukur”.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?