Anija 'e tensioneve' me Greqinë vijon misionin e saj në det! Ushtria turke në gatishmëri për çdo reagim të palës greke

6 Shtator 2020, 14:22| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 14:27

  • Share

Anija kërkimore turke "Oruç Reis" do të vazhdojë misionin e saj në Mesdheun Lindor,  deklaroi ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes turke. Me anë të një postimi në facebook ministria turke tregoi edhe njëherë vendosmërinë për vazhdimin e misionit të saj kërkimor.

“E fortë, E vendosur dhe E fuqishme! Fregatat dhe korvetat që i përkasin Forcave tona Detare po vazhdojnë me vendosmëri detyrën e tyre të shoqërimit dhe mbrojtjen e anijes kërkimore ORUC REIS, e cila vazhdon të punojë në zonat tona të juridiksionit në Mesdheun Lindor”, theksohej në postimin e ministrisë, ku thuhej se nuk do të lejohej asnjë paligjshmëri dhe ngacmim.

Përkundër kundërshtimit nga Greqia dhe disa vende të tjera të BE dhe NATO-s, më 31 gusht, Turqia zgjati përsëri  misionin e saj kërkimor  të Oruc Reis për hidrokrarbure në Mesdheun Lindor, deri në 12 Shtator. Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekonomike ekskluzive bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke, duke  u shprehur se një vendim i tillë shkel interesat e Turqisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjes qëndron përmes dialogut megjithëse me anë të deklaratave të tij një ditë më parë më shumë kishte kërcënime sesa ftesa për dialog.

Komento

Komente

  • Turi: 06/09/2020 16:14

    Do ta pesojkeq Turqia se shteti i fuqishem Grek i ka mare masat eshte kompletuar me gillete mach 3 dhe gillete gel te zinjte Turq cdo heqin

    Përgjigju
    • Beni: 06/09/2020 17:37

      hahaha.. :-))) , ne kemi helikopteret cougar, na ka frike gjithe ballkani

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?