Anija turistike 'La Belle De L’Adriatique'

Anija 'La Belle De L’Adriatique' ankorohet në Durrës! 120 turistë francezë do të njihen me sitet turistike të Durrësit, Tiranës e Beratit (FOTO)

27 Gusht, 11:21| Përditesimi: 27 Gusht, 11:30

  • Share

Anija turistike 'La Belle De L’Adriatique', është ankoruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Portual në Durrës, ku thuhet se anija ka sjell 120 turistë francezë të cilët do të vizitojnë Shqipërinë dhe do të njihen me sitet turistike të Durrësit, Tiranës e Beratit.

“La Belle De L’Adriatique”, vizitorja jonë besnike është rikthyer sot në Autoriteti Portual Durresme 120 turistë francezë që do të njihen me sitet turistike të Durrësit, Tiranës, Beratit, etj. Sezoni turistik vijon të sjellë flukse vizitorësh nga mbarë bota, të cilët zgjedhin transportin detar për të eksploruar vendin tonë, të gjithë operatorët portualë janë të angazhuar 24/7 për të mirëpritur me qindra vizitorë  çdo ditë në Durrës Port”, njofton Autoriteti Portual në Durrës.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?