Sociale

Anija 'Lissus' me 22 efektivë niset drejt misionit të NATO-s në Egje, Vengu: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

19 Gusht, 09:10| Përditesimi: 19 Gusht, 10:16

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.

"Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla", shkruan Vengu.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kamani: 19/08/2025 09:35

    SHPETUAT 120 HALE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?