Durres- Anija Moliva që transporton konteinerë ka e që ka në bord edhe 102 konteinerët me mbetjet e metalurgjikut të Elbasanit ka hyrë në ditën e 4 të qëndrimit në radën e jashtme të portit të Durrësit.
Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit bëjnë me dije se ende APD nuk e ka ndezur dritën jeshile për lejimin e anijes që të hyjë në port e të ankorohet në një prej kalatave të tij.
Ndërkohë burime nga Autoriteti Portual i Durrësit (APD) njoftojnë se një hezitim i tillë për të lejuar anijen të ankorohet në port ka të bëjë me faktin që Autoriteti Portual ende nuk është gati për një veprim të tillë.Kjo sepse Prokuroria e Durrësit në urdhërin e sekuestrimit të anijes ka ngarkuar disa institucione që të merren me zbatimin e këtoj vendimi si dhe ka përcaktuar disa kushte që kanë të bëjnë me sigurimin e ngarkesës.
APD ende nuk është gati që të plotësojë këto kushte që janë sistemimi i konteinerëve në një sipërfaqe të posaçme, monitorimi non stop i saj me kamera sugurie, ruajtja me roje gjatë 24 orëve,vendosja në një pozicion që të mos dëmtojë jetën e punonjësve etj.
Vetëm pasi porti të jetë gati do ti jepet sinjali për ankorim. Ankorimi ka edhe kosto ekonomike për Autoritetin Portual se çdo ditë qëndrim në radë i kushton buxhetit të tij 10 deri 15 mijë euro që i shkojnë kompanisë së cilës i përket anija.
Anija në Durrrës
Anija Moliva mbërriti në Durrës më 28 tetor 2024 dhe prej asaj dite qëndron në radën e jashtme të portit detar të Durrësit. Në bordin e anijes "Moliva XA 443 A" ne flamur turk gjenden 102 konteinerët të cilët përmbajnë mbetjet e furrave të shkrirjes të kombinatit metalurgjik në Elbasan të kompanisë Kurum.
Ndwrkohw prokuroria e Durrësit kërkoi sekuestrimin e kontejnerëve monitorimin 24 orë dhe kontrollin e kodeve e plumbçet!
Porti i Durresit eshte ambjenti me i survejuar me kamera ne Shqiperi.Lerini genjeshtrat.Anija te ankorohet,te merren mostrat dhe te dalin pergjegjesit.Kaq e thjeshte eshte puna.Cdo vonese vjen ere e keqe.
Përgjigjukur t filloje t vije ere e keqe atehre do jet shume von
Përgjigju