Anija "Pioneering Spirit"

Tirana

Anija më e madhe në botë 'Pioneering Spirit' kalon përmes Bosforit

2 Maj 2018, 16:59| Përditesimi: 2 Maj 2018, 17:05

  • Share

STAMBOLL - Anija më e madhe në botë, "Pioneering Spirit" ka lundruar përmes Bosforit tuke tërhequr kështu vëmendjen e turistëve dhe banorëve lokal të Stambollit.

Bëhet fjalë për anijen e gjatë 382 metra dhe të gjerë 124 metra, e cila do të jetë e angazhuar në punët ndërtimore për projektin e tubacionit të gazit "Rrjedha Turke". Në këtë mega anije, aktualisht lundrojnë 562 punëtorë nga 40 shtete të ndryshme.

Gjiganti lundrues, për disa herë më i madh se Titaniku, u fut në ujërat turke dy ditë më parë, duke ndihmuar për vendosjen e tubacionit në thellësirat e detit.

Pas përfundimit të punimeve "Pionrering Spirit" përmes Bosforit lundroi drejt Roterdamit në Holandë, nga ku do të lundrojë në ujërat norvegjeze të Polit të Veriut, ku pritet të ndihmojë në ngritjen e një platforme të madhe nafte, 22.000 ton të rëndë.

Anija e cila mund të mbajë dy kulla të Eiffelit, në platformën e së cilës mund të vendosen pesë avionë Airbus A380, në pjesën e tretë të vitit sërish do të lundrojë në Detin e Zi për të punuar në fazën e ardhshme të "Rrjedhës Turke". AA

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?