U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë

10 Gusht 2022, 08:47| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 11:35

  • Share

Ka mbërritur nga Ukraina në pjesën e jashtme të portin e Durrësit anija "Jaohar Ranim" me 6 mijë ton grurë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës. Në Ukrainë ka disa disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin.

Anija u ankorua në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, ku është edhe destinacioni final. Gruri ka mbërritur në vend për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri. Nga Deti i Zi, Odesa, u deshën disa ditë që anija të mbërrinte, me një ndalesë në një port turk.

Pritet të fillojë shpërndarja e ngarkesës, ku anija mund të qëndrojë në port për rreth 3 ditë, deri në përfundimin e procesit. Janë vënë në dispozicion dy anije dhe një numër i madh automjetesh që bëjnë transportin e ngarkesës. Pas kësaj priten edhe anije të tjera me drithëra në Durrës nga Ukraina, por kjo varet nga marrëveshja Ukrainë – Rusi.

Muaji shkurt është muaji i fundit ku një anije me grurë nga Ukraina ka mbërritur në Durrës për importuesit shqiptarë të miellit.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Ora 09:55
Mbërrijnë 6 mijë ton grurë në Durrës! Ja momenti kur anija ankorohet në port (VIDEO)

 

Anija me 6 mijë ton grurë, e nisur para pak ditësh nga Ukraina është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Report Tv siguron pamjet e momentit kur anija e ngarkuar "Jaohar Ranim" vërehet duke u ankoruar në port.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 10/08/2022 10:11

    3 millions shqipetare mund te péritoine nga 2 kilograme secili.

    Përgjigju
  • Huan: 10/08/2022 10:06

    Gjithë kjo anije për 6 ton grur ka ardhur që andej?!???? 6 ton i sjell një gomr me tre rrugë

    Përgjigju
    • Lui: 10/08/2022 12:01

      O Huan, janë 6 mijë ton. Lexo pak më i përqendruar.. Ti më mirë bëj pyetjen a do ulet çmimi i miellit e si rrjedhojë edhe i nënprodukteve të tij..

  • populli: 10/08/2022 09:38

    Na thoni edhe kush e ka importuar

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2022 09:31

    Po cmimet kur do te ulen ?

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2022 09:24

    Hajdeeee. Sdo ham me bar sot.

    Përgjigju
  • Ben: 10/08/2022 09:03

    Shyqyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?