Për herë të parë brigjet shqiptare vizitohen nga anija franceze ekologjike "Energy Observer". Është e para anije me hidrogjen që ka nisur të vijë rrotull botës.
Anija ekologjike "Energy Observer" është fjala e fundit e zhvillimit të teknikës dhe teknologjisë, e ndërtuar nga një botë peçikllasi, moketash, panelesh dhe qarqesh të integruar.
Në bordin e anijes u dha një konferencë për shtyp në prani të Isabelle Le Guellec, këshilltare e parë e ambasadës së Francës në Tiranë, të përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe njerëzve të medias vendore. Jo vetëm Cathy Noguez, në cilësinë e primarit të Bordit, por të gjithë pjesëtarët e tij, që ishin inxhinierë në fusha të veçanta, kishin shumë dëshirë të tregonin jo vetëm Franca, por edhe bota e ka të rrallë.
HIDROGJEN - DIELL - ERE, ishin tri fjalët e kthyera në kryefjalë në anije, pasi këto ishin tre llojet e energjisë që e vënë atë në lëvizje. Me marrje të hidrogjenit në gjendje të lirë, nënshtruar procesit të elektrolizës, me panelet diellore që marrin "hua" energjinë e diellit, me energjinë e rrëmbyer nga era. Një riciklim i plotë energjie, që e bën aq komod çdo udhëtim e observim, e bën edhe të pastër nga zhurmat, nga erërat e karburantëve të munguar.
80 për qind e energjisë që përdor "Energy Observer", është hidrogjeni, për të cilin na thanë se atë që "Energy Observer" e ka në përdorim sot, do të gjejë përdorim mjaft të gjerë nesër. Komoditet, pastërti e garantuar nga çdo ndotje, akustike, dhe pa zhurmë motorrash.
Nje bishe e vertet nxihni o shqiptar mos rrini mbas politikes grabitqare te politikaneve shqiptar ky xhojel esht e arthja esht vertet maximal bravo kush e ka e kush e ka prodhuar
Përgjigju