Foto: Mirela Kumbaro
Anija ‘Moliva’ me mbetje të dyshuara të rrezikshme është ankoruar në Portin e Durrësit dhe tashmë ka nisur sot shkarkimi i 102 kontejnerëve.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro sot në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin tha se I gjithë dokumentacioni I është vënë në dispozicion prokurorisë. Përqafësuesi I kësaj ministrie tha se kontejnerët kanë kaluar nga Porti si mall dhe asnjë nuk e ka etiketuar mbetje. Do të jenë analizat që do të bëhen edhe në Belgjikë e Zvicër dhe në 3 laboratore të tjera që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje.
Kumbaro: Nuk ka folur njeri për mbetje toksike, dhe nuk është në asnjë nga letrat apo dokumentacionin që ka qarkulluar. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria kemi vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Është identifikuar vendi ku do të vendosen kontejnerët ku do të vendosen mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të deklaruara nga subjektet si mall, nën-produkte metali. Prokuroria do të hetojë, Ministria e Brendshme ka caktuar vendin ku depozitohen, po mbikëqyren dhe do të presim, hetimet.
Baçi: Po e thua me një fjalë tjetër, jo toksike por të dyshuara të rrezikshme, këtu mbyllet logjika.
Kumbaro: e kuptoj hallin e opozitës, që nuk dini me ca të bëni politikë se ju ka mbetur në maj ballkonit. Referojuni ligjit për mbetjet e rrezikshme. Është mjerane të kapim njëri tjetrin, është e pavërtet që unë i jam shmangur mediave, nëse e keni të vërtetin shkoni në prokurori. Unë i referohem ligjit dhe flas me përgjegjësi.
Baçi: Jepni përgjigje
Kumbaro: Ua kuptoj hallin
Baçi: Në hall jeni ju
Drejtor në MTM Athanas Karaja: Deri sot që flasim ka dyshime që janë mbetje, por nga ne nuk është dhënë leje për mbetje. Ato kanë kaluar si mallra. asnjë nuk e ka të etiketuar mbetje, pasi ajo ka ikur si mall. L aboratorët me urdhër të Prokurorisë, do shkojnë analizat në Belgjikë dhe Zvicër dhe në 3 laborator të tjerë dhe më pas do shohim nëse janë apo jo mbetje.
Baçi: Ato janë mbetje
Kumbaro: Kjo është shpifje, sepse është mall
Drejtor në MTM Athanas Karaja: Nuk u pranua nga Tajlanda nga rrëmuja, dhe kur të vij përgjigja do marrim shpjegim.
Kumbaro: Qetësohuni nuk duhet të nxjerrim dhjamë nga pleshti politik
Lajmi kryesor:
Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët vendosen në Porto Romano! Ruhen me policë e monitorim me kamera! Ministria: Analizat në Belgjikë e Zvicër (VIDEO)
S.G//ReportTv.al