Anija shqiptare i shkon në ndihmë gomones me emigrantë në Egje, ministri i Mbrojtes: U shpëtuan 20 palestinezë 

24 Korrik, 13:56| Përditesimi: 24 Korrik, 14:20

  • Share

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar ditën e sotme përmes një postimi në Facebook lajmin se anija shqiptare e patrullimit Oriku ka shpëtuar një gomone me emigrantë që rrezikonin të mbyteshin në detij Egje.  

Emigrantët i janë dorëzuar Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme, për shkak se ndodheshin në ujërat territoriale që i përkasin Greqisë.

Anija Oriku është caktuar prej kohësh si një ekuipazh paqeruajtës që ndihmon në monitorimin e Egjeut me detyrë të caktuar nga NATO. 

'Anija shqiptare Oriku me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës. Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord. Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme.'- shkruan Peleshi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?