Roje bregdetare

Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje, asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone

2 Maj, 10:21| Përditesimi: 2 Maj, 10:50

  • Share

Anija shqiptare asistoi në shpëtimin e 18 burrave, 14 grave e 4 fëmijëve, ishin nisur nga Turqia.

Deti Egje, 36 emigrantë nga Sudan, Liberia e Jemeni rrezikonin të mbyteshin prej kushteve të këqija.

Më datë 01.05.2024, gjatë orëve të para të mëngjesit, Anija ''LISSUS'', e cila ndodhet në mision në Detin Egje, asistoi në finalizimin me sukses të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Operacioni u zhvillua për t'i dhënë ndihmë emigrantëve të paligjshëm të cilët lundronin në kushte të vështira lundrimore  dhe rrezikonin të mbyteshin.

Mjeti i tipit gomone me emrigrantë ishin nisur nga Turqia me destinacion Greqinë. Pas koordinimit të anijes ''LISSUS',' me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, u bë i mundur shpëtimi i 36 emigrantëve mes tyre edhe fëmijë me kombësi nga Sudan, Liberia dhe Jemeni.

Emigrantët, 18 meshkuj, 14 femra dhe 4 fëmijë në gjendje të mirë shëndetësore, u morën nga Roja Bregdetare Turke  për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Forca Detare, vazhdon misionin e saj fisnik në shpëtimin e jetëve njerëzore, në kuadër të Aleancës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?