Sociale

Anija turistike ‘Nautica’ ankorohet në portin e Durrësit! 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia vizitë në qytetin bregdetar (VIDEO)

11 Korrik, 11:45| Përditesimi: 11 Korrik, 11:51

  • Share

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e saj të parë për sezonin veror 2025.

Anija mbërriti rreth orës 10:30, pas një ndalese në ishullin e Zakinthos në Greqi, duke sjellë në brigjet shqiptare 676 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Vizitorët do të eksplorojnë sitet turistike dhe historike të qytetit të Durrësit, si dhe destinacionet përreth, duke përjetuar nga afër mikpritjen dhe ofertat kulturore që ofron kjo zonë bregdetare.

Anija “Nautica” lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe ka një gjatësi prej 182 metrash, gjerësi 29 metra dhe një kapacitet akomodues për 684 udhëtarë. E njohur për standardet e larta të shërbimit dhe dizajnin elegant, ajo është një ndër kroçierat më të përzgjedhura për eksplorimin e Mesdheut.

Pas vizitës në Durrës, “Nautica” do të vijojë itinerarin e saj drejt brigjeve malazeze të Kotorrit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?