Ambasada e Amerikës në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në vizitën e anijes USS Mount Whitney në Porto Romano javën e kaluar.
Në postimin e bërë, ambasada shkruan se në këtë festë u pa forca e Aleancës së NATO-s dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Amerikës.
“Faleminderit të gjithëve që u bashkuan me ne për të festuar vizitën historike të USS Mount Whitney në Porto Romano javën e kaluar! Nga bisedat e rëndësishme me partnerët tanë në fushën e mbrojtjes për rolin e Shqipërisë në NATO, te interpretimet mbresëlënëse të “Flagship”, grupit të mirënjohur muzikor të Forcave Detare Amerikane në Europë dhe Afrikë – me pjesëmarrjen e muzikantëve shqiptarë Gjergj Kaçinari dhe Blerina Braka nga Orkestra e Forcave të Armatosura Shqiptare – pamë forcën e Aleancës së NATO-s dhe miqësisë mes kombeve tona. Së bashku lundrojmë”,- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.
Komente
