Skandali me mbetjet toksike, krimi Ekonomik dhe Prokuroria e Durrësit zbarkojnë te 'Kurum' në Elbasan

26 Gusht, 13:37| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:05

  • Share

Një grup i krimit Ekonomik të Durrësit kanë zbarkuar sot pranë kompanisë turke 'Kurum' në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme. Prokuroria e Durrësit prej ditësh ka nisur hetimet dhe pritet që në "Kurum' të shkojnë edhe prokurorët e Durrësit të cilët po hetojnë dosjen.  Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998.

Edhe Inspektoriati i Punës ka marrë në monitorim Uzinën e Kurum, menjëherë pas lajmeve në media. Inspektoriati thotë se është në kontakt me përfaqësuesit e Kurum për këtë situatë, si dhe me sindikatën e punonjesve.

Jo zyrtarisht kompania turke deklaroi se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave. Shkak është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që të mos jemi konkurrues me tregun e Kinës dhe Turqisë. Për këtë Kurum thotë se janë lajmëruar punonjës dhe është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës. Kurum thotë se mbyllja ka lidhje me një ristrukturim të prodhimit tek Uzina e Çelikut për të qenë konkurrues në treg për shkak të kosotove të larta.

Skandali doli në dritë pak ditë më parë pasi organizatat botërore në mbrojtje të mjedisit ngritën alarmin se dy anije me 100 kontejnerë që dyshoheshin me 816 ton mbetje të dyshuara toksike kishin dalë nga porti i Durrësit e kishin destinacion Tajlandën. Ngarkesa ishte nisur nisur më 4 korrik nga Porti i Durrësit e do të përfundonte në Tajlandë më 22 gusht.

Prokuroria e Durrësit prej 16 gushtit ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF). Hetimi ka nisur për dyshime mbi kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara, transportim mbetjesh dhe shpërdorim i detyrës.

Ministria e Mjedisit deklaroi se mbetjet kishin origjinë “Kurum International”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?