Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë

21 Tetor, 13:31| Përditesimi: 21 Tetor, 20:59

  • Share

Më shumë se 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme, që ndodhen në 102 kontejnerë të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës do të mbërrijnë në Shqipëri më 27 tetor 2024. Kontejnerët do të vijnë në portin e Durrësit përmes portit italian të Gioia Tauro. Dyshohet se kontejnerët janë të mbushur me pluhur furre së çelikut i mbledhur nga kompania Kurum.

“Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë lënë mënjanë në portin e vogël të Asyaport, Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve BURAK BAYRAKTAR, e cila pritet të lëvizë 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet Gioia Tauro, Itali, përsëri në Durrës”, thuhet në njoftimin e Basel Action Netëork.

Prej muajsh institucionet shtetërore përfshirë edhe drejtësinë janë vënë në lëvizje për 2 anije që dyshohet se kanë eksportuar drejt Tajlandës 816 tonë mbetje, të prodhuara nga kompania KURUM, dhe transportuar në portin e Durrësit nga kompania Sokolaj SHPK.

Nga informacionet që Report TV ka mbledhur mbi këtë ccështje, rezultonte se KURUM i ka shitur një kompanisë 'Sokolaj shpk' 2800 tonë oksid hekur për 40.800 dollarë. Vetë qeveria ka deklaruar se nuk do të pranojë mbetje apriori pa analiza.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kush: 21/10/2024 20:05

    Po tani kush do arrestohet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?