Kronikë

Nëse anijet tejmbushen me turistë kapiteni gjobitet 2 mijë €! Zbulohen shkelje me shëtitjet në Sazan e Karaburun

18 Gusht 2019, 14:32| Përditesimi: 18 Gusht 2019, 17:12

  • Share

Me fluksin e turistëve në këtë sezon veror, shumë anije shkelin rregullat duke kaluar kapacitetin e turistëve në bord dhe vënë në rrezik jetën e tyre. Personi i parë që gjobitet nëse në bord janë më shumë pasagjerë se kapaciteti, është kapiteni i anijes, i cili  dënohet me një gjobë prej 2 000 eurosh.

Në Portin e Vlorës është ngritur një grup pune për të kontrolluar anijet turistike pas informacioneve të marra.

Sipas drejtorisë Detare, u kontrolluan te gjithe pasagjeret dhe disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me teper se kapaciteti i lejuar sipas certifikates se Regjistrit Detar Shqipëtar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer, të cilët  kishin zgjedhur fundjavën në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan në anijet e tjera me kapacitete të mjaftueshme.

Në shumë anije turistike, numri i pasagjerëve në bord gjatë fundjavës shkonte në 1300 persona, prandaj grupi i punës do të kontrollojë mjetet para se të nisen dhe do të dalin në det të lirë për kontroll. Gjithashtu kontrollet do te vazhdojnë edhe për mjetet e vogla lundruese deri 12 pasagjerë sic janë gomonet apo varkat, të cilat në gjirin e Vlorës janë rritur me 25%.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dionis: 18/08/2019 17:30

    Futja kot.Te gjitha behen me dijenine e Shefit te kapitenerise.moren sa moren tani na vene rregulla keta mistrecer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?