Sociale

Anisa Ruseti në Report Tv: Kreditë e buta, të premten afati i fundit për dokumentet

14 Gusht 2018, 20:45| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 14:23

  • Share

Qytetarët që kanë aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues në fazën e parë kanë kohë deri të premten për të dorëzuar dokumentet që të përfitojnë financimin e banesës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtorja e Shërbimit Social në bashki, Anisa Ruseti.

Qytetarët, të cilët kanë të drejtë të dorëzojn ëdokumentet në bashkinë e Tiranës janë ata që kanë qenë fitues në listën që ne kemi shpallur vetëm 1 muaj perpara.  Siç ndodh zakonisht , fluksi më i madh  do jetë këto tre ditët e fundit për të dorëzuar dokumentet. Personat fitues të fazës së parë kanë pasur kohë mjaftueshësm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Anisa Ruseti,  Drejtore e Shërbimit Social

Por cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar? 

Dokumentet bazë janë ato që kanë të bëjnë me vërtetimin e të ardhurave, jë dokument nga punëdhënësi,  dhe derdhja e kontributeve që vërteton sesa realisht personi e ka rrogën. Vërtetimi nëse ka ose jo një prfonësi në bashkinë e Tiranës ose në vendin e origjinës ku kanë jetuar më përpara. Një serë dokumentesh kur vjen puna tek ata që kanë një biznes të vogël ose një biznes dhe duhet të paraqesin  deklarimin e fundit që kanë pasur në buxhet për vitin e kaluar, detyrime që kanë të bëjnë me taksat, tatimet etj.   Pra secila nga kategoritë e gjen veten e tyre për ti plotësuar ato.

Anisa Ruseti,  Drejtore e Shërbimit Social


Në fazën e parë të programit të kredive të buta nga bashkia e Tiranës, aplikuan rreth 2500 familje, nga të cilat 500 do të kenë mundësi të përfitojnë një banesë me interes të ulët.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?