Kultura

'Anjeza nuk u zgjua'/ Një histori dashurie nën diktaturë, romani më i ri nga Preç Zogaj

30 Tetor 2019, 13:33| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 13:35

  • Share

 “Anjeza nuk u zgjua” titullohet romani më i ri i Preç Zogajt që do të vijë shumë shpejt në duart e lexuesve.

Promovimi i këtij romani organizohet këtë të mërkurë në orën 18:00. Romani bën fjalë për një histori dashurie që ndodh në qytetin e Lezhës mes Anjezës dhe Davidit, në kohën e diktaturës.

Lajmin e botimit të romanit të tij të ri, poeti, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj  e bëri të ditur  në të parin e një serie takimesh me shkrimtarë e aktorë, mes leximesh dhe vetërrëfimesh, përfshirë në “Tetorin e Librit”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?