Klinsmann dhe Wenger

“Ankand” te Japonia, Klinsmann ose Wenger kandidatët për trajner

5 Korrik 2018, 17:22| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 17:29

  • Share

Pavarësisht nga ecuria shumë e mirë në Rusi, me eliminimin vetëm në 1/8-t e finaleve me një gol të pësuar në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Belgjikës, trajneri i “samurajve” do të largohet.

Akira Nishino nuk do të qëndrojë në krye të Japonisë.

I kërkova Nishinos të bënte një mrekulli dhe jam shumë krenar për punën e tij dhe të skuadrës, por më ka thënë se do të largohet dhe nuk do të përpiqem ta bindë të ndryshojë mendim sepse unë e di si është gatuar ai.

Presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit.

Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Japonisë është ish-trajneri i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jurgen Klinsmann, por nuk është për t’u përjashtuar edhe hipoteza e Arsene Wenger.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?