Në kryeqytetin turk Ankara ka nisur para pak minutash takimi kokë më kokë mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit politik të organizatës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh.
Në axhendën e takimit para së gjithash do të diskutohet ndihma humanitare për popullsinë civile të Gazës.
Ndërsa në vazhdim do të flitet veçanërisht për rifillimin e negociatave për armëpushim dhe përpjekja për të shmangur një përshkallëzim midis Izraelit dhe Iranit.
Presidenti turk, vendi i të cilit është pjesë e NATO-s, e konsideron Hamasin një lëvizje çlirimtare dhe ka një kanal të hapur dialogu si me liderët palestinezë ashtu edhe me qeverinë iraniane, e cila mbështet Hamasin.
Lajmi kryesor:
Irak, bombardohet baza ushtarake pro-Iran! Erdogan takohet me liderin e Hamasit në Turqi, Izraeli: Turp
Xh.K//ReportTv.al