Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për letrën e depozituar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, përmes kompanisë lobuese Continental Strategy, lidhur me pretendimet për zgjedhjet. Sipas Berishës, synimi është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet.
“Asnjë letër nuk është dërguar, letra është letër, raporti është raport, është raport paraprak që shpërndan në një numër adresash në Evropë dhe SHBA, një raport fare paraprak, i cili nuk ka asnjë gjë tjetër përveç këtyre që iu them këtu, asnjë rrjesht tjetër. Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi më 11 maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do t’ja dalim, pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira.”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Vota e diasporës, manipulim masiv! Zarfet u mbushën nga patronazhistët! Justifikohet për humbjen: Opozita mund të ketë probleme, por s’fiton dot një farsë zgjedhore
Xh.D/I.M/ReportTv.al
