Admir Thanza

Ankesa për procesin e vettingut, Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesat e ish gjyqtarit Admir Thanza: Nuk pati asnjë mangësi në vendimmarrje

4 Korrik 2023, 18:22| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 10:02

  • Share

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtarit të gjykatës së Lartë Admir Thanza kundër procesit të vetingut ndaj tij. Pavarësisht parregullsive të gjetura në lidhje me një kriter, sipas gjykatës, nuk ka pasur asnjë mangësi në procesin e vendimmarrjes për sa i përket vlerësimit të pasurisë, që u konsiderua i mjaftueshëm për të justifikuar shkarkimin në vitin 2019.  

Në vendimin e shpallur sot, gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, bazuar në nenin 6 të Konventës, shprehet se Thanza nuk i ishte dhënë mundësia e duhur për t'u mbrojtur në lidhje me kriterin e pastërtisë së figurës, (kontaktet me elementë të krimit të organizuar), dhe se arsyetimi i autoriteteve kishte qenë i pamjaftueshëm dhe tepër formalist sa i përket gjetjeve mbi procedimet e mëparshme penale kundër tij (akuzat ne Itali). Në lidhje me nenin 8, nuk ka pasur mangësi në procesin e vendimmarrjes për vlerësimin e pasurisë së Thanza të cilat kanë shërbyer si bazë ligjore më vete për shkarkimin e tij.

Sa i përket ndalimit të pretenduar për të ushtruar profesionin e avokatit, Gjykata e hodhi poshtë ankesën si të papranueshme. Gjykata u shpreh, me 6 vota pro dhe 1 kundër, se konstatimi i shkeljes përbënte kompensim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jopasuror të pësuar. Gjykata shënoi një kosto prej 3,500 euro në lidhje me shpenzimet e procesit.

Kujtojmë se Admir Thanza që u shkarkua dhe u dënua për falsifikim formulari të vetëdeklarimit bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërki që t’i kthehej apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.

Po kush është gjyqtari Admir Thanza? Ai u bë pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur përfundoi shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.

Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parlamentit.

Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.

Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në Itali.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 04/07/2023 23:20

    Njeri I peshtir eshte...flliqesir

    Përgjigju
  • 007: 04/07/2023 21:58

    Akoma ky hajdut kerkon drejtesi!ky eshte nje ish gjygjtar hajdut e bashkpuntor me kriminelet.

    Përgjigju
  • Dori: 04/07/2023 20:22

    Cdokush ka pas eksperienc ne gjykate e di sa i korruptuar esht ky person.Esht ber milioner me rryshfete e korrupsion.Ku e gjen guximin ky hajdut te kerkoj drejtesi ne Strasburg? Ky duhet te ishte ne burg

    Përgjigju
  • Edi: 04/07/2023 19:17

    Qaj Admir ????????????????????

    Përgjigju
    • Admiri: 05/07/2023 07:12

      Uueeuueeuueeuuee qava hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?