Bota

Ankesat për të dhënat personale, Franca gjobit ‘Google’-n me 56 milionë dollarë

22 Janar 2019, 08:05| Përditesimi: 22 Janar 2019, 08:09

  • Share

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Mbrojtjes së të dhënave në Francë ka gjobitur me 56 milionë dollarë gjigandin ‘Google’ pas ankesave në lidhje me praktikat e paligjshme të kompanisë në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.

Rreth 10,000 vetë nënshkruan peticionin fillestar për të nisur një hetim pastaj numri i firmave u rrit kur shumë persona konstatuan se privatësia e tyre ishte cënuar.

Hetimi u bë për dy shkelje në Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të BE-së, e cila u miratua në vitin 2016.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?