Ankesë e re kundër skandalit me Unazën e Re, KPP pezullon procedurën e ARRSH për të shpallur fituese kompaninë që ka lidhje me Salillarin

25 Nëntor 2019, 11:34| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 14:37

  • Share

Merr një tjetër rrjedhë skandali me tenderin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili përmes një procedure të dyshimtë dhe me shkelje flagrante ligjore, ka projektuar si fituese kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim (IKN) për të mbikëqyrur punimet që do të kryhen nga ‘Salillari dhe Bajrami N’, në segmentin e Unazës së Re, nga Pallati Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. IKN ka lidhje financiare me Salillarin, fakt i cili e bën mbikëqyrjen të paligjshme, i janë shtuar 20 pikë rrugës në mënyrë të dyshimtë si dhe ka paraqitur një ofertë anomalish të ulët sipas ligjit. Por, në një kohë kur Autoritetit Rrugor Shqiptar, dukej i vendosur për të shpallur fituese kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, pavarësisht shkeljeve dhe pasojave të mundshme penale, Komisioni për Prokurimin Publik ka vendosur të pezullojë procedurë deri në marrjen e një vendimi të dytë, pasi të ketë shqyrtuar ankesat dhe faktet e denoncuara. Report Tv ka mësuar se vendimi i KPP për pezullimin e procedurës ka ardhur pas një ankese të bërë nga kompania “Gjeokonsult & Co” sh.p.k, e cila ka marrë pjesë në tender, duke e renditur fillimisht e para me pikë (95) sa i takon kritereve teknike. Por, ‘IKN & Geostat’ ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili duke konkluduar se meritojnë pikë maksimale. Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, në vend që ta përjashtonte IKN nga gara për shkak të lidhjeve me Salillarin që po zbaton projektin, e ka interpretuar vendimin e KPP si një urdhër, duke u shtuar 20 pikë kompanive ‘IKN & Geostat’, çka për pasojë i ka ngjitur krye me 96.333 pikë.

Fillimisht, kompania ‘Gjeokonsult & Co’, në datë 7 nëntor 2019, është ankuar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, si autoritetit kontraktor, duke kundërshtuar shtimin e pikëve për IKN si dhe kërkuar përjashtimin e saj për konflikt interesi, referua lidhjeve ekonomike me kompaninë Salillari, të cilën do ta mbikëqyrë se si i kryen punimet në Unazën e Re. Autoriteti i Rrugëve ka vendosur të mos e pranojë ankesën. Ndërkaq, në datën 21 nëntor 2019, kompania ‘Gjeokonsult & Co’ i është drejtuar me një ankesë Komisionit të Prokurimit Publik, duke i kërkuar pikësëpari pezullimin e procedurës për lidhjen e kontratës mes ARRSH dhe kompanise IKN, për mbikëqyrjen e punimeve që do të kryhen nga Salillarin në Unazën e Re, deri në një vendim përfundimtar të Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu ‘Gjeokonsult & Co’ kërkon përjashtimin përfundimtar të kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim nga procedura e prokurimit, anulimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë ARRSH për kualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Geosat” sh.p.k & “IKN” në këtë procedurë si dhe detyrimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të vlerësojë në mënyrë përfundimtare ofertat e operatorëve duke pranuar ofertën e operatorit ekonomik “Gjeokonsult & CO” sh.p.k. si ofertë të suksesshme.

Tre janë shkeljet e listuara nga ‘Gjeokonsult & Co’ në procedurën për mbikëqyrjen e punimeve në Unazën e re ku po diktohet si fituese kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim: Shtimi në mënyrë të padrejtë i 20 pikëve për IKN, mospërjashtimi i IKN nga gara për shkak të lidhjeve me kompaninë që do të mbikëqyrë (Salillarin) si dhe pranimi i ofertës së IKN në kundërshtim te plote te VKM 354. Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka paraqitur ofertën financiare në shumën 6.206.400 lekë, në një kohë kur fondi limit për shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve në Unazë është 10.700.000 lekë. Oferta e IKN është sa 58% e fondit limit, pra duke ofruar një ulje prej 42%. ''Por si mund të shpallet fituese një oferte në kundërshtim te plote me VKM 354 “Për miratimin e manualit te tarifave për shërbime në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”? Kjo VKM ka të normuar në nenin 7: ''Tarifa për shërbimet duhet të jetë një vlerë ndërmjet tarifave minimale dhe maksimale, të përcaktuara në këtë manual, në përputhje me ligjin e prokurimit publik”, thuhet në ankesën e ‘Gjeokonsult & Co’.

Sipas ‘Gjeokonsult & Co’ “autoriteti Kontraktor “Autoriteti Rrugor Shqiptar” në mungesë totale të transparencës, në fshehtësi të plote ka vlerësuar edhe me pike maksimale “Geosat & IKN” shpk, konkretisht me 20 pikë më shumë, duke e renditur të parën në listë me 96,333 pikë.

Gjithashtu, ‘Gjeokonsult & Co’ thekson në ankesë se ARRSH ka renditur në kundërshtim flagrant me ligjin të parin me pikë kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim për mbikëqyrjen e punimeve në fjalë, duke mbajtur të fshehur operatori faktin se firma ka lidhje financiare me zbatuesin e projektit Salillari pasi ajo po e mbikëqyr në autostradën Milot-Morinë. Ligji përkatës ndalon në mënyrë të shprehur lidhjen mes mbikëqyrësit të punimeve dhe zbatuesit. Ligjin Nr.8402, datë 10.9.1998 “për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 7 pika 2 parashikon se: Mbikëqyrësi i punimeve...nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me zbatuesin e objektit që do të drejtojë. Shoqeria “IKN” paguhet nga Salillari për këtë mbikëqyrje, pasi kontrata financohet 50 % nga grupi i kompanive ku bën pjesë Salillari dhe 50 % nga shteti. Por, ARRSH ka vendosur ta shkelë këtë ligj, duke e lejuar IKN të vijojë garën, madje edhe duke e renditur të parën. Kjo marrëdhënie kontraktuale duhet të kishte sjellë përjashtimin e menjëhershëm nga gara për mbikëqyrje të punimeve te Unaza e Re të kompanive ‘IKN & Geostat’, por në fakt edhe Autoriteti Rrugor edhe Komisioni i Prokurimit Publik kanë injoruar totalisht këtë konflikt të hapur interesi në kundërshtim me ligjin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rrema: 25/11/2019 20:26

    O EDO LATE NOM ME KETE RRUGE, U DHJEFSHI... JA KENI KALU SALI KRIIMINELIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?