Koha kur kompanitë e huaja vinin në Shqipëri, pasi kishin avantazh krahun e lirë të punës, ka mbaruar! Rritja e kostove të punës, pagat, dhe mungesa e të kualifikuarve janë dy problemet e mëdha me të cilat po përballen sipërmarrjet gjermane.
“Edhe pse ekonomia është në përmirësim, krahu i punës dhe kostot e saj kanë ndikim negative”, tha presidentja e shoqatës DIHA.
Në një anketim të kryer nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, rezulton se afro pengesa më e madhe me afro 50% është mungesa e punonjësve dhe kostot e punës. Më pas është kursi i këmbimit dhe situata ekonomike.
Edhe pse situata ekonomike thonë bizneset gjermane është përmirësuar, të ardhurat e tyre do të përkeqësohen këtë vit.
“38% e kompanive thonë se situata ekonomike është e kënaqshme, 38% mendojnë keq dhe 24% thonë mirë”, tha drejtori ekzekutiv i DIHA Bledar Mankollari.
I pranishëm në prezantimin e anketës Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner u shpreh se Shqipëria ndodhet në ditë të mira por duhet rritur klima e biznesit.
“Për ne është e qartë, sipërmarrja dhe investimeve, mund të jenë të begatshme atje ku ka çmime të volitshme, siguri ligjore, administratë profesionale. Ne mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, tha Bregner.
“Pavarësisht konflikteve rajonale, vendi të përqendrohet në objektivin kryesor integrimin në BE”, u shpreh Presidentja e DIHA Stephanie Siege Farka.
Kompanitë janë shprehur optimiste për infrastrukturën, negociatat e arsimin, ndërkohë që faktorë negativ në biznesin e tyre përveç punonjësve është mungesa e transparencës në tendera, korrupsioni, ndryshimet e shpeshta të politikave ekonomike dhe siguria ligjore.
I dashkan edhe te kualifikuar or teeeejjjjj
Përgjigju