Politikë

Ankimet e 25 prillit/ Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji Zgjedhor 'vulos' rezultatin për Beratin, s'do ketë përsëritje zgjedhjesh

4 Qershor 2021, 07:40| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 17:16

  • Share

TIRANË- Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji Zgjedhor vulosi sot rezultatin e Qarkut të Beratit për zgjedhjet e 25 prillit, ku mandatet u ndanë 5 PS, 2 PD, dhe LSI nuk arriti të merrte as pas rinumërimit të votave asnjë mandat. Sipas Kolegjit ankimi i PD dhe LSI për këtë qark, është i pabazuar në prova konkrete.

Edhe pas 3 qarqeve të rrëzuara nga Kolegji Zgjedhor, opozitarët thonë se do të vijojnë ankimimin e 6 qarqeve të tjera, për të ti kërkuar gjykatës rrëzimin e vendimeve të orientuara politikisht.  Më datë  9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Vendimin për rrëzimin e padive të bëra nga PD dhe LSI për Vlorën dhe Gjirokastrën, Kolegji e mori duke i konsideruar si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesat ankimore të partive politike. Berati është qarku i 3 pas Gjirokastrës dhe Vlorës, mes 9 të kontestuarve ku vulosen zgjedhjet e 25 prillit. Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor. Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.

KAS ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin dhe  pak ditë më parë rrëzoi kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Korçën, Elbasanin dhe Fierin, të cilat ishin qarqet e fundit. 

 

Ora 11:41
Ankimimi për ripërsëritje të zgjedhjeve në Berat, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë për Beratin. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?