Asnjë kandidat nuk mund të ankohet për procesin zgjedhor, nëse partia e tij nuk i mbështet. Kolegji Zgjedhor rrëzoi Ilir Alimehmetin, duke lënë në fuqi vendimin e KAS se një individ, sado vota të ketë marrë, nuk mund të ankimojë i vetëm dhe pa partinë.
Kjo është hera e parë që gjykata shprehej për këtë çështje, nëse kandidati duhet të marrë patjetër mbështetjen e partisë, apo mund ta bëjë betejën ligjore i vetëm, kur ka pretendime, përfshirë dhe dyshime për vjedhje votash brenda partisë.
Tashmë Ilir Alimehmeti pritet ta ndjekë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, kjo për të vendosur një precedent ligjor për të ardhmen, pasi në fakt, qëllimi kryesor i tij, për rinumërim në Tiranë, po arrihet përmes një rruge tjetër.
Kutitë u hapën nga dy anëtarët e propozuar nga PD në KAS. Komisioni e bëri këtë me kërkesë të PD-së, teksa më herët kishte refuzuar të gjithë kandidatët që ishin paraqitur personalisht.
Rinumërimi i Tiranës pritet të nisë të hënën, ndërsa pas tij do të hapen kutitë e Fierit dhe një pjesë e kutive të qarkut Durrës. KAS do të vendosë këtë të premte nëse do të ketë apo jo rinumërim për Elbasanin.
Në 8 qarqe të tjera (Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër) Komisioni i Ankesave ka mbyllur hetimin dhe me shumicë votash ka lënë në fuqi 11 majin dhe ka rrëzuar kërkesat e PD-së për të përsëritur zgjedhjet.
Demokratët nuk janë ndalur këtu, por kanë shkuar në Kolegj Zgjedhor, ku kërkojnë po ashtu pavlefshmëri.
Komente

Hahaha, lejohet kur ja fusin njei tjetrit
Përgjigju