Politikë

Ankimi në Kushtetuese i Veliajt për shkarkimin, Redi Muçi për Report Tv: Nuk e prisnin! Lëvizja Bashkë me kandidat të vetin për Tiranën

29 Shtator, 18:08| Përditesimi: 29 Shtator, 18:40

  • Share

Ankimin në Gjykatën Kushtetuese të Erion Veliajt, pas shkarkimit nga qeveria nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, e cilësoi si një vendim që nuk pritej.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Muçi tha se vendimi për shkarkimin e tij ishte politik. 

‘Shkarkimi i tij ishte një vendim politik nga Rama dhe nuk është pritur ky ankimin i Veliajt. Veliaj e ka mbështetur Edi Ramën, ky është hapi parë që Veliaj del kundër Ramës, por arma më e fortë në dorën e tij është bashkëpunimi me drejtësinë. Këtë armë ai e ka në dorë dhe të shohim nëse do të ketë guximin për ta përdorur. Ne na kushton shumë mund fushata sepse ne mbyllëm atë të 11 majt, por ne ja kemi borxh qytetarëve të Tiranës një kandidatë të denjë. Por pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këto zgjedhje, unë mendoj se mund të vijë një ndryshim real për rastin e Bashkisë së Tiranës’, tha ai.

Ai tha se Lëvizja Bashkë ende nuk ka një emër kandidati, pasi ende nuk është përcaktuar nëse do të zhvillohen ose jo zgjedhjet e pjesshme për Tiranën.

‘Nuk kemi një emër konkret, sepse nuk e kemi gjykuar të udhës për të bërë mbledhje për një kandidatë sepse nuk dihet ende nëse do të mbahen zgjedhjet. Por nuk do e kufizoja vetëm tek unë dhe Qori kandidatin, sepse në këtë lëvizje ka edhe mjaft njerëz të aftë’, tha ai.  

Muçi tha se kjo lëvizje nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë parti tjetër. 

‘Forcat e reja janë në qasje me PD për t’u bërë të gjithë bashkë dhe këtu ne ndahemi në qasjen tonë. Por problemi është tek ajo që përfaqëson PD dhe ata aktorë të vegjël që i shkojnë nga pas. Ne refuzojmë atë që përfaqëson PD dhe PS, ne synojmë që ta shumfishojmë numrin e votave në këto zgjedhje duke pasur të njëjtën qasje që kemi pasur gjithmonë. Nuk ka pasur diskutime ose negociata me PD. Ne besojmë se ndryshimi mund të vijë nga qytetarët e Tiranës për të dhënë një shembull se në Shqipëri mund të ndodh një ndryshim i madh’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?