Mëngjesin e sotëm në KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt.
Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmajli.
Ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua, Koli Bele.
Elvis Çefa u caktua për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga 'Lëvizja Bashkë' e cila ankimoi gjithashtu vendimin e KQZ-së për mos ta regjistruar në zgjedhje.
Lajmi kryesor:
Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt
B.V//ReportTv.al