Report Tv mëson se Blerina Muça do të jetë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi aktet dhe statutin e Rithemelimit. Muça do të vendosë nëse Paria Demokratike ka apo jo të drejtë që të paraqesë ankimim në apel për vendimin e Zhukrit. Datë për shqyrtimin e kërkesës së depozituar me firmë të Alibeajt ende nuk ka.
Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.
Sipas juristëve të Komisionit të Rithemelimit, regjistrimi i Statutit nuk mund të ankimohet, por hyn menjëherë në fuqi. Për këtë arsye, menjëherë pas vendimit të Zhukrit, Komisioni i Rithemelimit u zhvendos në selinë blu, duke nisur ndryshimin e saj, që prej ambienteve të brendshme, e deri te zëvendësimi i logos në godinën e jashtme.
Dje u zbardh vendimi i shumë debatuar i gjyqtarit, Agron Zhukri, i cili referuar përmbajtjes së vendimit dhe procedurave të ndjekura për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit në raport me statutin e PD-së, është i paprecedentë, paradoksal dhe arbitrar. Zhukri justifikon dhe legjitimon dy momente tërësisht të paligjshme: Dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit nga një komision me anëtarë që duhet të propozoheshin nga Lulzim Basha sipas statutit, por që i propozoi Berisha dhe Paloka.
Gjyqtari Agron Zhukri, në konflikt interesi regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e Thirrur prej Sali Berishës, në të cilin delegatët vendosën edhe shkarkimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD, por edhe organeve drejtuese të Partisë.
Kujtojmë se pas vendimit Partia Demokratike kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Sipas shkresës së dorëzuar në SPAK nga Gazmend Bardhi, gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore. Ka qenë vetë gjyqtari Zhukri i cili vetëm pak ditë pasi u përcaktua nga shorti që të shqyrtonte çështjen dha dorëheqjen nga çështja, me argumentin se nuk i takonte të merrej me këtë çështje. Ai ka shpjeguar se më parë bashkëshortja e tij ka punuar për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtari madje ka shprehur se edhe në 2018 kishte bërë të njëjtën gjë duke dhënë dorëheqjes nga çështja Rama-Berisha. Megjithatë në një vendim të mëpasshëm Gjykata e Tiranës nuk ia pranoi kërkesën për dorëheqje.
BINDUNI SE S KA FAJ AGRON Zhukri, por ai budalli qe eshte ne krye te gjykates qe nuk pranoi doreheqjen dhe qe cuditerisht kaloi vettingun edhe pse kishte kontakte me kriminele !!!
PërgjigjuGjygjtarja me pese mbiemra per te zhdukur gjirmet. https://m.facebook.com/TE.MBROJME.TE.DREJTEN/photos/a.419784742977/10158913983987978/?type=3&source=57
PërgjigjuZhukri m7nd te keye gabuar ne v3ndim wifte dhe me dashje ,por ai ka te drejte kur nuk pranoi te gjykonte ceshtjen me justifikim se hruaja e tij ishte sekretare e Berishes.Per mua aresyeja qe vendimi u mor nga Zhukri ishte i kryetarit te gjykates se Tiranes qe nuk pranoi kerkesen e Zhykrit per te mos e gjykuar ceshtjen
Përgjigju