Ankimimi për çështjen 'ÇEZ'/ Balla: Gjyqtari ‘KÇK’ nuk bëri analizë të fakteve, dosja më e zezë korruptive (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 12:06| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 14:49

  • Share

Teksa Kuvendi ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin për pushimin e çështjes CEZ, vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka thënë se çështja e CEZ është një nga më të korruptuarat në këto 30 vite.

Sipas Ballës gjykata nuk ka analizuar faktet, ndërsa gjyqtari ka shpjeguar vetëm termat duke shmangur kështu çështjet thelbësore. Përfaqësuesi i Kuvendit në këtë ankimim, Taulant Balla  i kërkon Gjykatës  së Apelit të vendosë kthimin e çështjes në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të  kryer veprimet hetimore, të cilat janë të domosdoshme për të arritur në një  konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale, të kallëzuara nga Kuvendi,  dhe autorët e tyre.

" Ndryshe nga sa argumenton Gjykata në vendimin e saj, Kuvendi  arsyeton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë  nuk ka kryer  veprimet e domosdoshme hetimore  para se të merrte vendim për pushimin e çështjes. Kemi paraqitur në Gjykatën e  Apelit për të argumentuar se Prokuroria e Tiranës nuk ka kryer asnjë procedure hetimore. Dhe se akti i rrethit të Tiranës është i pa mbështetur. Dua tju them se jam në kundërshtim me vendimin e aktit. Dosja CEZ është një prej dosjeve më të zeza të korrupsioni në këto 30 vite. Doja t'i fotoja që të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës. Mund të ketë bërë një dezertacion në shpjegimin e temave por nuk ka analizuar faktet. Gjyqtari ka shpjeguar cfarë nënkuptojnë termat dhe jo faktet. Privatizimi i OSSH që ka qenë objekt i komisonit hetimor në vlerësimin tonë është bërë në kundërshtim me ligjin sepse është nxjerr për privatizim një institucion i sapo krijuar dhe pa eksperiencë. Pa asete. Prej 2005 kemi identifikuar të gjithë hapat dhe bisedat, negociatat që kjo kompani po shkonte tek ky blerës. Edhe në tenderin ndërkombëtar ka qenë ky blerës i paraqitur. Ndikim të paligjshëm dhe vendimarrje të paligjshme CEZ është shpallur fitues. Negocioj për borxhin e keq.  Asnjë nga kërkesat e ofertuesit nuk është refuzuar nga qeveria. U thellua deficiti. Këto veprime i kanë kushtuar 57 miliard  ose në vlerën aktuale 414 milion euro. Pasi e kemi lexuar dosjen të plotë. Llazo Sollaku as ka bërë një analizë minimale. Gjyqtari merr autoritetin për të kufizuar kuvendin në punën e Komisionit Hetimor. Në kallëzimin penal. Fillojnë me Sali Berishën i cili ka qenë një person me. Kallëzimi rezulton se nga ana e gjyqtarit nuk është përfshirë Sali Berisha, por ne kemi kallëzuar Sali Berishën. Personi ka marrë kontaktet me te gjithë qeverinë, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën dhe që rezulton se nga email jepen informacione për Borxhin huan dhe marrëveshjen. Nuel Nik Kaler, thuhet se ka shtërnguar duart me Kryeministrin. " tha Balla ndër të tjera.

Sipas Ballës, Kuvendi  arsyeton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë  nuk ka kryer  veprimet e domosdoshme hetimore  para se të merrte vendim për pushimin e çështjes. Ndër të tjera Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se nuk do të heqë dorë nga kjo dosje deri në hetimin e saj ashtu siç duhet.

"Nik Kalaj nga Cekia ka ardhur shuma perkates ndërsa gjyqtari thotë se nuk vërtetohet. Madje ai thotë se pasi janë tërhequr paratë, nuk vërtetohet se pse janë përdorur. Sipas gjyqtarit ai nuk është gjendur në banesën e tij në Prizren edhe pse është bërë publike. Prokuroria duhet të zgjaste afatet, ose të kishte transferuar këtë dosje në SPAK pasi është jashtë kompetencës së kësaj gjykate. Në krijimin e SPAK nuk duhet të ishte Gjykata e Tiranës për këtë çështje.  Pa dyshim është Kap ca të Kapësh. Është sjellja e qartë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që u munduan të mbyllin një dosje. Si në këtë vend janë privatizuar fondet publike. Në drejtësinë e re që po lind nuk do të heshtim por do ti përdorim të gjithë mekanizmat. Jo vetëm sot ankimimi në Gjykatën e Apelit por në të gjitha shkallët e tjera nëse përpiqen ta mbyllin këtë dosje. Është e papranueshme të mbyllet një cështje ku personat e kallëzuar nuk merren në pyetje. Nuk mjaftohet pa u marrë në pyetje drejtuesit e CEZ.  Dua tju siguroj se kjo cështje nuk mund të mbyllet. Është e pahetuar nga ana e Prokurorisë. Personat duhet të hetohen. "

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?