TIRANË- Është ankimuar tenderi i hapur nga bashkia e Tiranës për studim-projektimin të teatrit të ri kombëtar.
Kompania Gjeo-Konsult ka ankimuar vendimin pranë KPP (Komisioni i Prokurimit Publik). Tenderi nga Bashkia u hap në muajin qershor dhe kishte një fond limit prej 60,317,899 lekë dhe do të financohej nga Buxheti i Shtetit.
Ankimimi është bërë ende pa u shpallur fituesi i këtij tenderi që zyrtarisht është mbyllur më 14 korrik 2020, çka tregon se kompania në fjalë ka konstatuar parregullsi gjatë procesit të konkurrimit. Po ashtu gjatë garës kompania mund të ketë vërejtur kritere përjashtuese që janë vendosur në dokumentet e tenderit.
Megjithatë arsyet konkrete të ankimimit nuk janë bërë zyrtare në faqen e Komisionit të Prokurimit Publik.
Edhe Bashkia te anulloje tenderin ti lere talibanet pa teater
Përgjigju