Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, nxjerr nga qelia Kokaveshin! Greqia: Vendim në mospërputhje me dispozitat e shtetit ligjor

1 Qershor 2023, 10:21| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 16:01

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi arrestin e tij me burg nën akuzën e shitblerjes së votave në Himarë në 12 maj.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, Apeli i GJKKO ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Sipas avokatëve të tij, Kokaveshi ka bërë transplant zemre disa muaj më parë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk ka qenë i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokatët e tij. Ndërsa Pandeli Kokaveshi ka qenë i pranishëm gjatë seancës. 

Për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO, ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Greqisë ku thekson se një vendimmarrje e tillë nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe se paraburgimi i Fredi Belerit është i vetmi rast në 31 ankesa të bëra për krime zgjedhore. Në reagim thuhet se vendimi i marrë nga Apeli i GJKKO ka qenë temë diskutimi në takimin mes ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek, Nikos Dendias. 

“Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i pushtetit vendor, pasi, siç del nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale. Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore që F. Beleris të marrë detyrën e tij si kryetar komune”-thuhet mes të tjerash në reagimin e ministrisë greke. 

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës? Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet  të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Ora 15:42
Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Greqia: Vendim kundër dispozitave të shtetit ligjor! Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur

1668700264_Dendias.PNG

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për lënien në burg të Fredi Belerit duke e konsideruar si një vendim që nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe nuk përbën trajtim të drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur.

Në reagim thuhet se ky vendim ka qenë edhe çështje diskutimi gjatë ditës së sotme në takimin në Oslo mes ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe homologut të saj Nikos Dendias.

Reagimi i Plotë:

Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i pushtetit vendor, pasi, siç del nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.

Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore që F. Beleris të marrë detyrën e tij si kryetar komune.

Paraburgimi në vazhdim i F. Beleris ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në margjinat e takimit joformal ministror të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ministria e Punëve të Jashtme e mban çështjen shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimi në BE.

Ora 11:42
U kapën duke blerë 8 vota në Himarë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin, shkak gjendja shëndetësore

 

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për Pandeli Kokaveshin i cili sipas avokatëve ka bërë transplant zemre disa muaj më parë. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timonieri: 01/06/2023 18:40

    Bejleri do pjerdhë e më pas do të lirohet me qëllim që të betohet dhe më pas të shkarkohet nga Edi Rama që do të cilësohet patriot deri sa çështja e detit të çohet kush t'a marr do të kuptohet.

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 01/06/2023 18:16

    Dënojeni e Mos na e nxirni më në lajme këtë.

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/06/2023 16:58

    Tani qè Greqia sillet si njè shtet me tendenca, jo dhe aq tè mbushura me "dashuri" pèr fqinjin, tani qè si gjithmonè nè kèto 35 vjet ndihet nè pozicion deliri ndaj shqiptarève dhe mendon se shqiptarèt janè aty pèr ti treguar gishtin e mesit pèr vrimat e thesit,,,,tani do kini mundèsinè tè shihni dhe dègjoni nga goja dhe pena e tè gjithè atyre qè donin tè shqyenin Albin Kurtin pèr qèndrimin e tij karshi serbève kriminelè,,,,,do i shihni se si do hedhin gunat dhe xhubletat mbi supe, dhe do rrèmbèjnè dyfeqet, pèr ti treguar vèndin qènit. Do bèjnè luftè, de more de,,si lum ti popull, qè i ke. Epo mirè,,,,nèse nuk bèjnè luftè,,,,do marrin brisqet e berberit dhe do rruhen. Kryeministri do ia nisè i pari,,,dhe deri tek Ymer Baze (qè pèr 3 muaj do tè vjellè vrer nè paçavuren e tij kundèr Greqisè ashtu siç bèn kundèr Kurtit),,,,do ta telendisin Gèrrqinè, do ta bèjnè tè flasè me vete. Si njèherè e njèkohè,,kur Çeçua kishte biçak dhe ky vènd qeverisje qè edhe Gèrrqia, e dinte se si vepron, po ta kesh gjuhèn e gjatè. Atèbotè,,,edhe ata "minoritarèt",,,,ishin ndryshe. I bènin duart gjak nga duartrokirjet pèr Enverin,,,,zèrin e humbnin nga brohoritjet PARTI-ENVER JEMI GATI KURDOHERÈ. Fredi Belerè????? Ha ha ha ha. Jo jo,,,tè tillè "fruta" nuk piqeshin nè ato anè, asokohe. Ato,,,ia nisèn tè ngrenè kokè, pasi Çeçua humbi biçakun. Tè na rruajè miqèsia mes mè mes fqinjève tanè, qè na duan dhe na respektojnè ne shqiptarèt,,,si ujèt e pakèt.

    Përgjigju
  • Arben: 01/06/2023 16:44

    Fred Beleri dhe 60 kandidatet e tjere te 'Rithemelimit antiamerikan' kane konkuruar ne zgjedhjet e 14 majit, duke patur lider nje non grata! Me mire tu ishte mohuar e drejta e konkurimit te gjitheve pak dite para zgjedhjeve! Tani nuk do kishim kesi problemesh!

    Përgjigju
  • Konica: 01/06/2023 16:22

    Jane Morra! Nga te gjitha anet keshtu Jane serbet greket slavet gjarpinje e neperka o zot ne c bote rrojme? Po mire ky kodosh shteti pse nuk e theret Ambassadorin e malagas e note proteste ne nderhyrjen ne punet e brendeshme te shtetit.Do behemi apo m e ne vend atehere te ma zhdukin si shtet ate qe se bene 1920 ta bejne Tani dhe te ndodhe si me Kurdistan osé maqedonine e veriut qe ju mohohet historia e Shqiperi dhe ky basketbollisti nuk e theret Ambassadorin e ketij vendi Edhe se me e keqja eshte minister shqipetar? Ketu eshte per te vebe kujen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?