Ankorohet luftanija amerikane në Qipro, reagon ashpër Turqia

18 Maj 2023, 18:14| Përditesimi: 18 Maj 2023, 18:26

  • Share

Turqia kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara këtë javë për dërgimin e një luftanijeje në ishullin e ndarë të Qipros, duke akuzuar Uashingtonin për përkeqësimin e tensioneve në Mesdheun lindor. ‘Arleigh Burke’, një anije shkatërruese, bëri një vizitë të martën, duke bërë që Turqia të shprehë kundërshtimet e saj. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën vonë, ministria e jashtme e Turqisë deklaroi se vendimi i SHBA-së prish ekuilibrin në rajon ndërsa akuzoi atë për dëmtimin e pozitës së saj neutrale në lidhje me ishullin e Qipros.

Vitin e kaluar, SHBA hoqi një embargo armësh ndaj administratës greke qipriote e vendosur për gati 40 vjet, duke trajnuar ushtarët grekë. Në përgjigje të kësaj lëvizjeje, Turqia u zotua të rrisë aftësitë mbrojtëse të turqve qipriotë që banojnë në rajonin verior, i cili njihet si një republikë e shkëputur vetëm nga Ankaraja.  Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974 kur Turqia pushtoi të tretën veriore të ishullit, duke përmendur nevojën për të mbrojtur pakicën turq qipriotë pas një grushti shteti të mbështetur nga Athina.

Përplasjet mes Turqisë dhe SHBA-së vijnë para balotazhit presidencial në Turqi. Gjatë dy dekadave të tij në pushtet, Erdogan është përplasur shpesh me Uashingtonin, duke përfshirë mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme, si blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?