Michail Antonio dhe foto e makinës së shkatërruar e publikuar në rrjet

Sport

Ankth për sulmuesin e West Ham, Michail Antonio përfshihet në aksident të frikshëm: Lutuni për të

7 Dhjetor 2024, 18:24| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 19:16

  • Share

LONDËR, Angli - Klubi i West Ham United ka thënë se mendimet dhe lutjet e tyre janë me Michail Antonio pasi konfirmuan se sulmuesi ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën. Ata thanë se sulmuesi xhamajkan ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe ka filluar të komunikojë

Klubi lëshoi ​​​​një përditësim pasi imazhe të ndryshme qarkulluan në mediat sociale të një Ferrari të shkatërruar. Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe kishte raporte të pakonfirmuara se Antonio u transportua me helikopter në spital.

Një zëdhënës i klubit tha: “West Ham United mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident trafiku rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë. Klubi do të nxjerrë një përditësim në kohën e duhur.”

Më pas, klubi anglez konfirmoi se sulmuesi xhamajkan ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe ka filluar të komunikojë, teksa ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin qëndror të Londrës.

Kjo është hera e dytë që Antonio përfshihet në aksidente të rënda automobilistike, pasi i kishte ndodhur një gjë e ngjashme në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019 kur kishte përplasur makinën e tij Lamborghini në murin e një banese.

Antonio iu bashkua West Hamit në 2015 dhe ka qenë prej kohësh i preferuari i tifozëve. 34-vjeçari ka luajtur në një sërë pozicionesh dhe në vitin 2023 ai ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Konferencës. West Ham do të luajë në shtëpi ndaj Wolves në Premier League të hënën mbrëma.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?