Ankth te Milani, Ibra lë stërvitjen mes trishtimit, sulmuesi mund të mbyllë karrierën

25 Maj 2020, 16:09| Përditesimi: 25 Maj 2020, 16:10

  • Share

Tre ditë para se të njoftohet zyrtarisht data për rifillimin e kampionatit Mil;ani ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një dëmtim në stërvitje, duke shqetësuar tej mase drejtuesit e djallit.

Sky Sport raporton se Ibra ka pësuar lëndim në pulpë, por situata mund të jetë më serioze se kaq.

38-vjeçari është larguar shumë i trishtuar nga stërvitja dhe arsye besohet të jetë një lëndim në thembrën e akilit, ç’ka do të slllte që Ibra të mbetej jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në këto rrethana mund të mbyllje karriera e shtatlartit, i cili tashmë ka edhe një moshë ku trupi nuk i përgjigjet as sa duhet për të luajtur futboll.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?