Anna Lika dhe Bjordi Mezini me vogëlushen e tyre

VIP & Spektakël

Anna Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës në 6 mujorin e saj të lindjes: Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde

7 Gusht, 12:40| Përditesimi: 7 Gusht, 12:52

  • Share

Anna Lika ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushes së saj, Marvel, në 6 mujorin e lindjes.

Aktorja ka publikuar dy fotografi të vogëlushes në Instagram, ku në njërën nga fotot, Marvel pozoi krah nënës së saj, ndërsa në foton tjetër në krahët e të atit, regjisorit Bjordi Mezini.

Anna Lika shprehet se 6 muaj kanë kaluar shumë shpejt, teksa i kërkon falje të bijës për publikimin e imazhit të saj në Instagram.

“Mrekullia ime Marvel! Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kan kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzqeshjen tënde. Faleminderit që më dhe emrin “mami”.

Të dua pafund poçi im i vogël!

Ps : më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta se e di që e ke qejf privatsinë”, shkruan Anna Lika.

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 07/08/2025 14:19

    Prz ky ishte nje super lajm, faleminderit qe kontriboni per shoqerine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?