Intimidimi kundër drejtësisë nisi dy ditë më parë, kur mediat anonime të gazetarëve anonim apo special, publikuan artikuj, se Erion Veliaj pagoi gjyqtarin Engert Pëllumbi miliona euro për t'u liruar. Një pyetje kam për këta prokurorë special: Përse nuk gjen SPAK se kush fshihet pas këtyre portaleve intimidues e shantazhues?
Intimidim i drejtësisë është lëvrimi i dosjeve në duar gazetarësh, para se ti shkojnë personit të dyshuar apo avokatëve te tij, që të recitojnë studiove pa pasur asnjë formim ligjor dhe bëjne avokatin e prokurorve duke e prezumuar njësoj si ata subjektin nën hetim të fajshem... pa prova, pa gjyq.
Dalja e fashikujve te SPAK fillimisht në media pa e marrë i zoti i punës, nuk i bënë Nesti Angoni, një anonim... por një prokuror, OPGJ apo punonjës brenda institucionit. Përse nuk i përgjon dhe i lokalizon këto SPAK-u?
Ndërsa baltosja nga SPAK në media të personit nën hetim, përmes Gazetarëve të Posaçëm, me lajtmotivin se brenda në dosje ka prova të mjaftueshme për të dënuar dikë, është intimidim i pastër ndaj gjyqtarit të çështjes, që të ndikohet nga perceptimi publik për subjektin nën hetim dhe të marrë vendime në favor te organit të akuzës.
Intimidimi i drejtesisë bëhet kur nuk është marrë ende vendimi për Veliaj, si këto lajmet e Gazetarve të Posaçëm, që thonë se është paguar gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi nga kryebashkiaku në këmbim të lirisë dhe jo si në rastin e gjyqtarit Erjon Bani, që masen "arrest me burg" e mori në mungesë, kështu që Veliajt iu dha vetëm referimi masës, e nuk patën mundësi Gazetarët e Zakonshëm të intimidojnë kënd.
Intimidim është të përgjosh këdo e kudo pa vendim gjykatë dhe pa kriter, nëse janë deputetë apo gjyqtarë të Kushtetueses dhe mos të investohesh aspak të gjesh një kallëzues anonim, që nesër mund të dal kallëzues i rremë.
Për gjyqtarin Engert Pëllumbi as kur mori rastin, as gjatë dhe as pas ditës së djeshme nuk pamë ndonjë artikull intimidues në media, nga ana e mediave që mbështesin Erion Veliaj... përveçse tek tuk ndonjë kritikë pas vendimeve për masat e sekuestros apo pranimi i provave të reja nga SPAK, që ekspert të ndryshem jurist apo gazetarë e vleresojnë të ndarë, nese ka të drejtë gjykata të pranoj prova në një gjyq apeli për masë apo jo.
Asnjë nga këta prokurorë qe po ankohen sot në gjykatë se po intimidohen nga Veliaj, nuk pati guximin të kërkonte apo të ngrinte pretendime për akuzat dhe shantazhin publik që i bënte Berisha sa brenda institucionit po aq dhe jashtë tij, i rrethuar nga të gjitha televizionet kur i quante organizate kriminale. As kur i ofendonte nga ballkoni i shtëpisë, as në rrejtet sociale publikisht... edhe pse këta prokurorët "trima" dhe "sypatrembur" ja kishin ndaluar me ligj një gjë të tillë. Nuk kemi as sot një kallëzim nga Dumani për Ilir Metën, që i tha nga salla e gjyqit: "ke per ta mbajt vath në vesh ti", e kur e thërriste në media me një fjalor të rëndë ku lëvronin lloj lloj epitetesh si palaço, dumduman, etj.
Atëherë na lind e drejta, se kur na u trimëruan dumanët? Me Erion Veliajn i bie?!
Dhunuesit e sotshëm të sallave të gjyqeve, me fjalor banal ndaj të dyshuarit Veliaj... qoftë ky i fajshëm apo i pafajshëm, presin nga ne, media, të dashurohemi me ta. Media, për dijeni të këtyre "filozofëve", ka një mision të qartë të saj: të rrjeshtohet ne anën e viktimës, kurse akuza rrezikon të kthehet në prokurorë persekutues.
Në fakt, Erion Veliaj mund të jetë i korruptuar, hajdut, kriminel... qelbesirë siç e thërret prokurori, gënjeshtar patologjik, që do të surprizohet nga akuzat e tij. Veliaj mund të jetë gjithçka çfarë pretendon organi akuzës... por viktimë... viktimë nuk e bën qytetarët e Tiranes... por Prokurorët e Posaçëm, nje grusht të paaftësh, që nga marrëzia dhe babëzia për karrierë, për ta dënuar e sulmuar në mënyrën me banale, në sallen e gjyqit, edhe pse i lidhur prapa hekurave.
Erion Veliaj, pak po e sigurte... me sjelljen aspak profesionale dhe etike te prokurorve special në sallën e gjyqit, sapo siguroi një vendim Strasburgu në favor të tij nesër. Atëherë çfarë do të thonte SPAK, Gazetarët e Posaçëm, Nestat dhe mediat anonime?
Me falni, se mos po shprehem dhe unë gabim ketu... ndoshta po intimidoj me këtë fjali edhe gjyqtarët e Strasburgut, që nesër të marrin një vendim në favor të Veliajt?
Dikush duhet t'ia sqaroj Prokurorëve Special, se pas vendimit, media është në detyrën e saj të jap mendim duke vlerësuar vendimarrjen e gjyqtarit, provat e siguruara nga organi akuzës, etj. Nëse duan t'i mbyllin gojën medias e të na kthejnë ne kohën e qoftlargut, sepse SPAK kërkon që shkeljet ligjore nuk duhen denoncuar, këta fodull duhet ta harrojnë.
Drejtësia nuk bëhet në emër të Veliaj! Drejtësia përligj fjalën e lirë të medias dhe kundërshton vullnetin e një prokurorie e investuar për të prezumuar të fajshem 100% të rasteve nën hetim... në emër të padrejtesisë.
Komente

Te lumte Anri Bala
Përgjigjute lumt anri
Përgjigju