Bota

ANSA: Permafrosti ka filluar të shkrihet, po rrezikohet njerëzimi

3 Shtator 2019, 12:30| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 12:33

  • Share

"Situata është kritike, kemi kaluar pragun e lejuar, permafrosti ka filluar të shkrihet, po rrezikohet njerëzimi” – ky është paralajmërimi i fundit i Serghei Zimov, një nga ekspertët kryesorë rusë të NASA-s për permafrost-in dhe bashkëdrejtor, së bashku me djalin e tij Nikita, të stacionit të studimit veri-lindor të Yakutia (Republika ruse në Siberinë perëndimore).

"Nëse tendenca vazhdon me këtë ritëm në 10 vitet e ardhshme, rrezikohet që të zhduket krejtësisht. Parashikimet ishin që shpërbërja do të ndodhte pas 100 vitesh, por duket se tashmë ka filluar”

Serghei Zimov është gjithashtu themeluesi i Parkut Pleistocen, i themeluar në vitin 1996, një eksperiment unik në botë që përpiqet, përmes futjes së barngrënësve të mëdhenj në rajonin e Arktikut, të rikrijojë ekosistemin e stepës, duke bërë kështu të mundur ngadalësimin e ndikimit të efekteve të ndryshimit të klimës.

Eksperti i ANSA vizitoi Parkun Pleistocen dhe arriti të vëzhgojë përkeqësimin e permafrostit në zonën Chersky, e cila shtrihet përtej rrethit Arktik.

(Termi anglisht permafrost përcakton një terren tipik të rajoneve të Evropës veriore, të Siberisë dhe të Amerikës së Veriut ku toka është e ngrirë prej mijravitesh).

 

 

Komento

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 03/09/2019 14:09

    Po kuptojeni me ne fund se nuk shkohet me sistemin banal, antinjerezor, te super vjeteruar dhe te tmerreshem kapitalist. Ai po vret ne menyre te vazhdueshme dhe me vullnet, ngulm dhe pikesynim te gjithe njerezimin dhe shtepine, Boten tone. Sistemi i ndyre kapitalist i sherben vetem djallit dhe djallistave. Ai DUHET zhdukur nje ore e me pare, per te miren e Paqes dhe Njerezimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?