Ansambli i këngëve dhe valleve zbret në Shëngjin, koncerti festiv folklorik ndiqet nga qindra pushues

19 Gusht 2023, 13:39| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 13:48

  • Share

Me një atmosferë festive dhe tinguj vere fundjava mirëprititi Ansambli i këngëve dhe valleve popullore në Shëngjin, i cili këtë sezon turistik ka nisur turin e koncerteve në sheshet kryesore të qyteteve.

Tradita folklorike, këngët dhe vallet popullore  të interpretuara me mjeshtëri nga artistet e këtij ansambli tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve që mbushën sheshin "Ëillson".

Për drejtorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Sokol Marsi folklori është një pasaportë kombëtare vlerat e të cilit duhet t’ju përcillen dhe turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar...

“Ky është stacioni ynë i radhës ku Ansambli artistik i Këngëve dhe Valleve popullore. Sonte jemi në Shëngjinin e bukur plot turistë. Është kënaqësi e veçantë të performojmë së bashku me turistët e shumtë dhe për të qenë më afër publikut. Artistët e Ansamblit të Këngëve janë bërë një duke u bërë bashkë më publikun. Folklori ynë është gjithmonë një pasaportë kombëtare do të thoja që e përfaqëson gjithmonë.  Ansambli i këngëve në çdo skenë ku merr pjesë.”- tha Sokol Marsi.

Koncerti i Ansamblit të këngëve dhe valleve zgjati për rreth 60 minuta, në Shëngjin duke i dhënë gjallëri kësaj zone turistike.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?