Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore

Kultura

Ansambli Kombëtar i TKOB tur në Italinë e Veriut, këngët dhe vallet 'pushtojnë' skenën në Bolzano

13 Tetor, 19:28| Përditesimi: 13 Tetor, 19:47

  • Share

Pas një sezoni të mbushur me emocione në skenën shqiptare, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor udhëtoi drejt Italisë së Veriut, ku zhvilloi një tur artistik në qytetet Bolzano 11 tetor dhe Rovereto 12 tetor.

Ky tur ndërkombëtar u kthye në një festë të vërtetë të kulturës shqiptare, duke sjellë në zemër të Alpeve italiane këngët, vallet dhe kostumet tona tradicionale, një mozaik tingujsh, ngjyrash dhe emocionesh që përfaqësojnë shpirtin e pasur të kombit shqiptar.

Në Bolzano, artistët e ansamblit ngjitën në skenë një program të përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare, i cili u prit me duartrokitje të gjata nga publiku vendas dhe ndërkombëtar.

Ndalesa e dytë e turit ishte Rovereto, një qytet me traditë të thellë kulturore, ku publiku u përfshi me emocion në çdo interpretim, duke dëshmuar se muzika dhe vallja janë gjuhë universale që tejkalojnë kufijtë e gjuhës.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?