Ansambli Folklorik “Tirana”, pjesë e Qendrës Kulturore Tirana – Teatri Metropol, përfaqësues i Tiranës dhe Gjirokastrës në Festivalin Folklorik Kombëtar që zhvillohet në Gjirokastër nga datat 24 qershor – 1 korrik.
Mbeten vetëm pak ditë që Ansambli Tirana, ky xhevahir i Tiranës, i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësoj qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e jetës nga lindja në vdekje.
Ndërkaq, grupi i polifonisë së këtij ansambli do të përfaqësojë qarkun e Gjirokastrës me këngën lirike “Zërin nga gjyshërit e muarrëm” në datën 30 korrik.
Ansambli Folklorik Tirana ky grupim artistësh të rinj ka në repertorin e tij një pjesë të rëndësishme nga valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, me valle nga Shqipëria e Mesme, valle nga Shqipëria e Jugut dhe valle nga Shqipëria e Veriut.
Këta artistë mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin.